Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ Shkodër, përfundon faza e dytë e festivalit të shahut

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ – Ka përfunduar sot faza e dytë e festivalit të shahut “Çesk Jubani”, organizuar në kuadër të programit “Jeto me sportin” të bashkisë së Shkodrës.

Në një nga mjediset e Qendrës Rinore “Atelie”, kanë garuar 8 gjimnaze me 26 djem dhe 18 vajza. Ndeshjet kanë treguar nivel të mirë të këtij sporti në shkollat e mesme dhe në fund, janë shpallur edhe fituesit.

Për vajza fituese është shpallur Xhoana Preçaj nga gjimnazi “At Pjetër Meshkalla” ndërsa për djem Lambion Salihaj i Kolegjit “Hasan Riza Pasha”. Çmimet janë dhënë nga kampionia e njohur e shahut Ylvije Boriçi dhe organizatori i Festivalit të Shahut Bernard Lekaj.

Faza e tretë e festivalit të shahut do të zhvillohet në mesin e muajit mars, ku do të njihet edhe kampioni i ri i qytetit në këtë sport. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version