Ethe derbi/ “Avullojnë” biletat për sfidën “Tirana”-“Partizani”

TIRANË, 27 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Derbi “Tirana” –“Partizani” është gjithnjë e më pranë. Të premten dy skuadrat më të lavdishme të futbollit shqiptarë do të përballen mes tyre në kuadër të javës së 24 të superligës.

Kjo sfidë është tepër e ndjerë dhe nga tifozeritë dhe mësohet se me të nisur shitja e biletave kanë “avulluar” 1500 të tilla. Kjo do të thotë se stadiumi do të jetë i mbushur në kapacitetet maksimale.

Në këtë sfidë të kuqtë vijnë si kryesues të tabelës së renditjes, teksa “Tirana” tashmë ka dalë nga kriza dhe ka rigjetur ecurinë pozitive, duke fituar dhe në sfidën e vështirë në transfertë ndaj “Skënderbeut”

Bardheblutë nuk kanë fituar prej 5 vitesh dhe një fitore e mundshme që do të lëkundë situatën e rivalëve të betuar do të shijonte shumë më shumë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.