UKRAINË – Poroshenko: Moska po përqëndron trupa në kufi

KIEV, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kërcënim për një lufte të një shkalle të gjerë nuk janë vetëm fjalë, janë reale, sidomos me përgatitjet ushtarake aktuale të Rusisë, deklaroi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.

”Përgatitjet po zhvillohen në kufirin e Ukrainës në Smolensk, Voronezh, Belgorod, në rajonin e Rostov dhe në territorin e Krimesë së aneksuar,’’ shtoi ai.

“Vendosja e forcave të palës ruse do të përfshijë komponentë të tokës, ajrit dhe detit me një total prej 30 000 ushtarësh dhe struktura raketore ‘Iskander’’, deklaroi Poroshenko./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.