Agjencia Telegrafike Shqiptare

SERBI – 5 785 raste fruthi, 15 raste vdekje

BEOGRAD, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Nga tetori 2017 deri në më 22 shkurt të këtij viti, në Serbi u regjistruan 5 785 raste të fruthit, 15 prej tyre me rezultate fatale për shkak të komplikimeve serioze.

Në njoftimin e tij, Instituti serb për Shëndetin Publik ”Milan Jovanoviç Batut” ka specifikuar se pjesa më e madhe e pacientëve, thënë ndryshe 94% e tyre, kanë qenë të pavaksinuar ose të vaksinuar vetëm pjesërisht./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version