Presidenti vizitë zyrtare në Egjipt

TIRANË, 26 shkurt ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, niset sot për një vizitë zyrtare dyditore në Egjipt, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Gjatë vizitës në Egjipt, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me Presidentin El-Sisi,

Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.

Gjithashtu, Presidenti Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.