Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ – Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar, të ndjerit Dritëro Agolli.

Ajo ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare. Ndarja e saj nga jeta vjen dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit, Dritëro Agolli.

Sadije Agolli ka ndërruar jetë sot në spital, ku ishte shtruar pasi kishte pësuar javën e shkuar hemoragji cerebrale. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.