Agjencia Telegrafike Shqiptare

GREQI – Cipras: Të gjitha forcat progresive të bashkohen kundër ekstremit të djathtë

ATHINË, 26 shkurt /ATSH-ANA/ – SYRIZA do të nxjerrë një ftesë për të gjitha forcat, grupet dhe individët progresistë për të krijuar një front të gjerë kundër ekstremit të djathtë, tha sot kryeministri grek Aleksis Cipras pas takimit me sekretarinë politike të partisë së tij.

Ai tha se “qëllimi i frontit më gjithpërfshirës të mundshëm do të punojë për të penguar rritjen e ekstremit të djathtë në zgjedhjet në maj për Parlamentin Europian dhe përhapjen e tij në gjithë kontinentin”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version