NJU-JORK, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Prodhuesi italo-amerikan i automjeteve, “Fiat Chrysler” njoftoi sot se do të investojë 4,5 miliardë dollarë më shumë në SHBA, ku synon të krijojë 6 500 vende të reja pune, një vendim që pritet të përshëndetet nga presidenti Donald Trump, mbështetës i fuqishëm i produkteve “Made in America”.
“Këto para do të shërbejnë për të zgjeruar uzinat ekzistuese, që do të prodhojnë versionet e reja të Jeep, marka kryesore, si dhe prodhimin e zonave të reja të asemblimit të automjeteve në Miçigan”, thekson prodhuesi në një komunikatë. /G.S/