Anëtarësimi në BE, Norvegjia mbështet shoqërinë civile në Shqipëri dhe Kosovë

TIRANË, 26 shkurt ATSH/ – Ambasada e Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, prezantuan projektet fituese të Thirrjes së parë të skemës së mbështetjes me grante të Programit të Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Per Strand Sjaastad, ambasador i Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë.

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën i financuar nga Qeveria norvegjeze dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh), do të kontribuojë në zhvillimin e një shoqërie civile të fortë dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara procesin e anëtarësimit në BE të dy vendeve përmes kontributit në disa fusha.

Shtatë organizatat prezantuan planet, objektivat dhe rezultatet e pritshme të projekteve të tyre në fushat si mosdiskriminimi dhe barazia gjinore; mediet e pavarura; minoritetet dhe grupet e margjinalizuara; mbrojtja e mjedisit; lufta kundër korrupsionit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.