Roskovec/ Plan veprimi për përfshirjen e komuniteteve rome dhe egjiptiane

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ – Në kuadër të projektit “Romacted” u zhvillua ditën e sotme mbledhja e parë për këtë vit e Grupit Institucional të Punës dhe Grupit Komunitar të Veprimit.
Për të dhënë mbështetjen e saj të plotë për fuqizimin dhe përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian në Roskovec ishte dhe kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.
Ky ishte një takim pune ku Grupi Institucional i Punës më përfaqësues të bashkisë evidentuan të gjitha arritjet e vitit 2018 dhe sfidat e mëtejshme për hartimin e Planit Lokal të Veprimit për përfshirjen e komunitetit rom dhe egjiptian.
Në panelin drejtues ishin gjithashtu Orsiola Kurti, oficere e projektit “Romacted”, Elona Dhembo, konsulente e CoE, Bledi Taho, drejtor i Organizatës IRCA dhe Sead Kazanxhiu lehtësues i projektit për bashkinë Roskovec.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.