Reshjet e borës, ARRSH: Të gjitha akse janë të kalueshme

TIRANË, 25 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Situata e reshjeve të dëborës dhe ngricave në veri dhe juglindje të vendit, ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të marrë masa për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akse janë të kalueshme pa probleme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton situatën në vend dhe gjendjen e akseve kryesore të vendit.

Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, -11 gradë Celsius. Kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.

“Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10. Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit)”, shprehet ARRSH. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.