MOLDAVI – Partia Socialiste kryeson në zgjedhjet parlamentare

KISHINJEV, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Partia Socialiste, proruse kryeson në zgjedhjet parlamentare në Moldavi me më shumë se 30% të votave, por ndërkohë ky rezultat është i pamjaftueshëm për të siguruar një shumicë absolute në këtë shtet të ndarë mes afrimit me Rusinë dhe orientimit pro-europian, sipas rezultateve thuajse përfundimtare të publikuara sot.

Pas numërimit të rreth 98% të votave nga ana e Komisionit Zgjedhor, Partia Socialiste e presidentit Igor Dodon fitoi 31,4%, ACUM, një aleancë pro-europiane 26% dhe partia demokratike e Vlad Plahotniuc, dominuese në Parlamentin e mëparshëm, mori 24% të votave.

Partia e biznesmenit Ilan Shor, i dënuar si pjesë e një mega mashtrimi që përfshin një miliardë dollarë hyn gjithashtu në Parlament me 8,5% të votave.

Asnjë forcë tjetër nuk tejkalon pragun e nevojshëm prej 6%./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.