EGJIPT – Merkel: Ndryshime politike në Siri për të lejuar kthimin e refugjatëve

SHARM-EL-SHEIK, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje udhëheqësve arabë të mbështesin një “proces të ndryshimeve politike” në Siri, në mënyrë që gjashtë milionë njerëz që kanë ikur nga vendi  të mund të kthehen në shtëpi.

Duke folur në një samit mes BE-së dhe Lidhjes Arabe, në Sharm el-Sheikh, Merkel tha se ‘’krerët e BE dhe arabët duhet të shtyjnë përpara procesin e hartimit të një kushtetute të re dhe të fillojnë konsultimet gjithëpërfshirëse për atë që mund të duket si e ardhmja politike e Sirisë’’.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në mënyrë që të gjithë sirianët të mund të kthehen në Siri”, theksoi ajo./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.