Platforma “Shqiperiaqeduam.al”, çdo njeri ka në krah qeverinë

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/- Kryeministri Edi Rama, tha sot, se “mjafton një sinjal në paltformën “shqiperiaqeduam. al” dhe çdo njeri që nga qendra deri në periferi që nga qyteti deri në majë të malit, më ka në krah mua dhe qeverinë, dhe jemi ne që merremi me hallin e problemin e tij, kur i takon zgjidhja”.

Rama gjatë takimit me banorë të këtij qyteti që kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, solli në vëmendje se deri dje, “nëse të mbyllte derën një zyrtar ti nuk kishe ku të përplaseshe fare ose do të rrije të prisje kur të vinte deputeti i zonës, ose do të kërkoje ku ishte dera e partisë në pushtet dhe të merrje një teserë partie ose të fusje dorën në xhep për atë që të takon”.

Kryeministri u bëri apel edhe atyre që dyshojnë në këtë gjë, që ta vinin në provë platformën që siç tha ai, vetëm 2-3 minuta punë është. Ndërsa theksoi se, “sot edhe po ta mbylli derën një zyrtar, dera e qeverisë është e hapur gjithë kohën, ky është ndryshimi i qeverisë sonë “-tha Rama. e.xh./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.