Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOTO/ “Delja e detit” premierë për publikun e vogël

TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ – “Delja e detit” me regji të Aldjon Matarangasit erdhi sot premierë duke mbledhur fëmijë dhe prindër skenën e Teatrit të Kukullave.

Skenari i shfaqjes për fëmijë, i shkruar nga Nelson Mulla, ka në qendër një dele, e cila është në kërkim të jetës në natyrë mes gjelbërimit, një gjë që mungon shumë në hapësirën që ne jetojmë çdo ditë.

Aventura e deles është në tre botë të ndryshme; në det, në tokë edhe në hapësirë. Nga hapësira shikohet toka, që është e shkatërruar plotësisht, sepse mungesa e gjelbërimit është e madhe.

Shfaqja erdhi për publikun e vogël nën interpretimin e aktorëve Jorida Meta, Aleksandër Grami, Elidon Alikaj, Shegushe Bebeti, Albana Sancolli, Florian Kokona, Madi Selimi dhe Ermonela Alikaj.

Kjo shfaqje përveç argëtimit i përçon fëmijëve dhe prindërve dhe mesazhe sociale në mënyrë që të mësojnë të duan natyrën. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version