Agjencia Telegrafike Shqiptare

Programe profesionale në Universitetin e Gjirokastrës

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini deklaroi se programet e reja të studimit profesional janë domosdoshmëri, por më parë duhet një studim i detajuar i tregut.

Në komunikimin me studentët e “Eqerem Çabej” Shahini sqaroi se në mënyrë që të diplomuarit të gjejnë punë menjëherë, duhet një studim tregu, në mënyrë që të mos krijohen hapësira për papunësi.

“Kjo është domosdoshmëri, por duhet ta shohim ta bëjmë mirë. Të diplomuarit që nuk gjejnë punë duhet ta adresojmë si problem. Duhet të masim tregun se si universiteti të nxjerrë ato që kërkon tregu”, – tha Shahini.

Në total ky universitet ka 1500 studentë.

/z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version