KLP miraton unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve

TIRANË, 22 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/ – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar të premten unanimisht komandimin e 6 këshilltareve pranë këtij Këshilli.

Në vijim të procedurës së shpallur për plotësimin e 6 pozicioneve këshilltarë pranë KLP-së, përmes procedurës së komandimit të prokurorëve, kandidimi  u mbyll në datën 08.02.2019 ora 16. Komisionit i janë paraqitur 10 shprehje interesi nga të cilat vetëm kërkuesja Vera Gruda nuk plotëson aktualisht statusin e magjistratit (gjë për të cilën i ka bërë dhe një kërkesë paralele Këshillit e do trajtohet në një moment të dytë).

Në lidhje me 9 kandidaturat e tjera, Komisioni i Verifikimit të Veprimtarisë Etike e Profesionale pasi shqyrtoj kërkesat dhe mori edhe mendimet e titullarëve të prokurorive përkatëse, në bazë të ligjit, bën publike opinionet e mëposhtme për secilën kandidaturë:

Gjatë seancës së zhvilluar të premten nga 10-të kandidatë u votuan 6 unanimisht. “Këta prokurore të komanduar pranë KLP, nuk duhet të cenojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë së prokurorive nga ku po vijnë”, tha kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Fituesit janë, Arjan Muçaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku dhe Vitjuna Mata. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.