Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22.02.2019

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Samit për ”mbrojtjen e të miturve” me pjesëmarrjen e Papës dhe viktimave të abuzimit seksual nga kleri.

PARIS (Francë) – Manifestim i të rinjve për klimën, me pjesëmarrjen e Greta Thunberg shoqëruar nga nxënës të liceve belgë dhe suedezë.

PARIS (Francë) – Edicioni i 44-të i Çmimeve Çezar, Oscarët e kinematografisë franceze.

BUKURESHT (Rumani) – Takim jozyrtar i ministrave europianë të Tregtisë.

DUBLIN (Irlandë) – Ministri i Punëve të Jashtme, Simon Coveney prezanton kuadrin ligjor në rast të Brexit pa marrëveshje.

BRUKSEL (Belgjikë) – Vlerësimi i dytë i inflacionit në janar në eurozonë.

MOSKË (Rusi) – Gjykata jep vendimin për zgjatjen e paraburgimit të amerikano-britanikut, Paul Whelan i akuzuar për spiunazh.

VARSHAVË (Poloni) – Vizitë e ministrit francez të Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire.

ALGJER (Algjeri) – Thirrje në rrjetet sociale për të manifestuar kundër një mandati të 5-të të presidentit Bouteflika./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version