VENEZUELË – Maduro urdhëron mbylljen e kufirit me Brazilin për bllokimin e ndihmave

KARAKAS, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Venezuela mbylli sot kufijtë për të bllokuar përpjekjet për të sjellë ndihma humanitare, ndërkohë që opozita vazhdon të përgatisë futjen e tyre.

“Vendi do të mbyllë kufirin me Brazilin duke filluar nga sot në orën 20:00 (00:00 GMT e premte)”, deklaroi presidenti venezuelas, Nicolas Maduro.

“Kufiri do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, tha Maduro në një takim me krerët e ushtrisë.

Këto masa vijnë pas mbylljes së rrugëve ajrore dhe detare ke Kurakon që është kthyer në një qendër të grumbullimit të ndihmave humanitare në Brazil. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.