Agjencia Telegrafike Shqiptare

Moti sot në Kosovë

PRISHTINË, 21 shkurt /ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se moti për ditën e sotme do të mbajë pjesërisht i vranët dhe me diell.

Sipas institutit, vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashikohen reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

“Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 11-13°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, sipas njoftimit. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version