JAPONI – Ishulli i Hokaidos tronditet nga një tërmet i fuqishëm

TOKIO, 21 shkurt /ATSH-AFP/ – Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë Rihter tronditi sot ishullin jugor të Hokaidos në Japoni, njoftuan agjencitë e mbikëqyrjes japoneze dhe amerikane.

Për momentin nuk janë njoftuar as viktima dhe as dëme.

“Nuk ka asnjë rrezik për cunami”, thekson Agjencia Japoneze e Meteorologjisë.

Në muajin shtator, më shumë se 40 persona mbetën të vdekur në Hokaido pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6,6 ballë Rihter që kishte shkaktuar rrëshkitje të tokës dhe shkatërruar shumë banesa.

Japonia ndodhet në pikën e bashkimit të katër pllakave tektonike dhe çdo vit preket nga 20% e tërmeteve më të fuqishme që regjistrohen mbi Tokë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.