Investime të reja, OSHEE: Ndërprerje e energjisë në disa rrugë të Tiranës 

TIRANË, 20 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike se do të ketë ndërprerje të pjesshme në Tiranë për shkak të investimeve në ndërtimin e 5 fiderëve të rinj.

OSHEE, sqaron se investimet e rejë në përmrësimin e rrjetit elektrik do të bëjnë të mundur të ketë ndërprerje të pjesshme të energjisë në disa zona në kryeqytet.

“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave dhe ndërtimin e 5 fiderëve të rinj, sot do te kryhen punime nga ora 09:00 deri në 14:00, dhe zona pa energji elektrike është pranë rrugëve “Kongresi Lushnjës” dhe “Ylbere Bylykbashi”, shprehet OSHEE. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.