BUKURESHT, 19 shkurt /ATSH-AGERPRES/ – Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit të gripit A duke bërë që numri i të vdekurve të arrijë në 135, sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga Qendra Kombëtare për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
Viktimat e fundit u regjistruan në qarqet Giurgiu, Sibiu, Mures dhe Braila.
Viktimat më të fundit ishin dy gra, prej të cilave një 26-vjeçare në qarkun Giurgiu dhe një 50-vjeçare në qarkun e Sibiut, si dhe dy burra, mes të cilëve një 87-vjeçar në qarkun e Muresit dhe një 50-vjeçar nga Braila, të gjithë të konfirmuar se kishin pasur virusin e gripit të tipit A.
‘’Asnjë prej tyre nuk ishte vaksinuar kundër gripit’’, theksuan autoritetet./ /os/ a.jor.
