MOSKË, 19 shkurt /ATSH-DPA /- Agjencia hapësinore ruse ‘’Roscosmos’’ dhe kompania amerikane ‘’Space Adventures’’ kanë nënshkruar një kontratë për të lejuar turistët e hapësirës që në bordin e ‘’Space Station Ndërkombëtar’’ të jenë edhe dy persona njëherësh.
“Kjo është kontrata e parë për fluturimin e kozmonautëve amatore pas mungesës 10-vjeçare të turistëve në bordin e ISS”, tha drejtori i Roscosmos, Dmitry Rogozin.
“Që nga nisja e fluturimeve në hapësirë, pak më shumë se 550 persona kanë udhëtuar në hapësirë, ne jemi të kënaqur që ju ofrojmë këtë mundësi “, theksuan organizatorët.
‘’Fluturimi i parë me kontratën e re duhet të bëhet brenda dy viteve të ardhshme’’, tha Roscosmos në një deklaratë.
‘’Rusia gjithashtu ofron fluturime hapësinore rreth Tokës që imitojnë rrugën e parë të njeriut në hapësirë, kozmonautit sovjetik Juri Gagarin’’, tha Rogozin./ /os/ a.jor.
