Punimet në bypass-in e Jugut, ja si devijohet qarkullimi i mjeteve

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Për shkak të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Jugut, prej datës 21 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër -Tepelenë -Tiranë, (Sh4) do të zhvendoset brenda qytetit të Tepelenës.

Kalimi i i automjeteve do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe me sinjalizues.

Bashkia e Tepelenës informoi qytetarët se çdo automjet i ndaluar apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, pasi në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.