Instalohet rrjeti 20 kV në Tiranë, OSHEE: Kufizim të energjisë në disa zona

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/ – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se për shkak të punimeve që do të kryen sot datë 18 shkurt, ku po instalohet rrjeti 20 kV, do të ketë kufizim të energjisë në zonat: Rruga “Njazi Demi”, përgjatë bulevardit “Bajram Curri” pjesërisht, përballë me Gjykatën e Rrethit Tiranë, rruga “Nikoll Kacorri” pjesërisht, pranë karburant “Kastrati”.

OSHEE bën të ditur se, energjia do të stakohet sot në këto zona nga ora 9:00 deri në orën 14:00. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.