HAPËSIRË – Izraeli nis në Hënë anijen më të vogël kozmike në botë

TEL AVIV, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një anije kozmike izraelite, një metër e gjysmë e gjatë dhe e gjerë dy metra, do të niset më 22 shkurt nga Cape Canaveral (SHBA), dhe sipas parashikimeve duhet të mbërrijë në Hënë më 11 prill, pas një udhëtimi prej 6,5 milionë kilometrash.

Sapo të mbërrijë, anija kozmike “Bereshit” do të hetojë fushat magnetike hënore.

‘’Gjatë fluturimit dhe pas uljes, kontaktet me anijen do të mbahen nga një qendër komunikimi e ngritur në Yehud, pranë Tel Avivit’’, theksuan autoritetet në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

Momentet më kritike të misionit do të jenë tranzicioni nga orbita e Tokës në atë të Hënës dhe ulja në Hënë, e pakryer kurrë deri më tani nga një anije me përmasa kaq të vogla.

Projekti ”Bereshit” ka lindur sipas një iniciative private në vitin 2015 dhe është financuar nga biznesmenë izraelitë./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.