Gjermania, mbështetëse e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE

TIRANË, 18 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaron se Gjermania vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Kënaqësi të merrja sot letrën e kolegut e mikut të shumëvlerësuar, ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, që konfirmon këtë rol të pazëvendësueshëm të partnerit tonë, por dhe besim të palëkundur te rrugëtimi ynë europian”, deklaron Bushati.

“Gjermania mbetet një partner i ndershëm dhe kritik i drejtë i vendit tonë, mbështetëse e palëkundur e transformimit demokratik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shprehet ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.