BERLIN – Maas: Kërkesa e Trump për rimarrjen e luftëtarëve të ISIS e vështirë për t’u zbatuar

BERLIN, 18 shkurt /ATSH-DPA/ – Kërkesa e presidentit të SHBA, Donald Trump, sipas të cilit Europa duhet të rimarrë 800 luftëtarë të Shtetit Islamik, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbatuar, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

”Kthimi i tyre do të ishte i mundur vetëm kur mund të garantohet se këta njerëz do të vendosen menjëherë para një gjykate dhe t’u garantohet vendi ku do të mbahen të burgosur”, deklaroi Maas për një programin televiziv.

”Për ta bërë të mundur këtë proces, autoritetet do të kishin nevojë për informacione dhe hetime penale që nuk mund të garantoheshin dhe mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u zbatuar”, shtoi Maas.

“Kjo kërkesë e presidentit amerikan nuk është konstruktive as në aspektin e tonit dhe përmbajtjes’’, theksoi Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit gjerman, Norbert Roettgen për gazetën ”Passauer Neuen Presse”.

Presidenti Trump i bëri thirrje Europës që të “rimarrë’’ më shumë se 800 luftëtarë të ISIS të kapur në Siri dhe t’i dënojë duke kërcënuar se SHBA do të detyroheshin t’i lironin ata./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.