84,0 % totali i eksporteve drejt BE-së

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë, Italia, Kina, Greqia  dhe Turqia 

TIRANË, 18 shkurt /ATSH/- Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 65,3%, të gjithë tregtisë.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare për “Tregtinë e Jashtme” ku evidenton se, në muajin Janar 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 84,0% të eksporteve gjithsej.

Ndërsa importet nga vendet e BE-së zënë 55,6% të totalit të importeve.

Ndër partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë vendet, Italia 34,9%, Kina 8,0%, Greqia 7,1%, dhe Turqia 6,0%. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.