511 persona të punësuar në një javë vetëm nga zyrat e punës

TIRANË, 17 shkurt /ATSH – I. Vata/ -Shifrat e punësimit vazhdojnë të rriten nga, pasi vetëm këtë javë janë punësuar  vetëm nga zyrat e punës 511 persona

Sipas statistikave të zyrave të punës në përqarqe tregon se në çdo qark të vendit shënohen shifra të reja punësimi.

Në qarkun e Beratit janë punësuar këtë javë 29 persona nga këto 11 në Skrapar, 4 në Kuçovë dhe 14 në  Berat. Në qarkun e Dibrës janë punësuar gjithsej 21 persona nga këto në Bulqizë 11, në Mat 7 dhe në Dibër 3

Në qarkun e Durrësit janë punësuar 73 persona, 2 në Krujë dhe 71 në Durrës. Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 43 persona nga këto në Gramsh 3, Peqin e dhe në Elbasan 38.

Në qarkun e Fierit janë punësuar 76 persona nga këto në Lushnje 20, Mallakastër 10 dhe ne  Fier 46. Në qarkun e Gjirokastrës janë punësuar 6 perona nga këto 1 në Tepelene, 6 në Përmet dhe një në Gjirokastër.

Në qarkun e Korçës janë punësuar 41 persona nga këto në Kolonjë 1, Pogradec 7, Devoll 2 dhe në Korçë 31, Në qarkun Kukës janë punësuar 20 persona, nga këto në Tropojë 7, Has 4 dhe në Kukës 9.

Në qarkun e Lezhës janë punësuar 20 persona nga këto në Kurbin 10, Mirditë 6 dhe në Lezhë 4.

Në qarkun e Shkodër janë punësuar 48 persona nga këto në në Pukë 1, Malësi e Madhe 5 dhe në Shkodër 42.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 85 persona, nga këto në Kavajë 2 dhe në Tiranë 82. Në qarkun e Vlorës janë punësuar 49 persona, në Delvinë 10, në Sarandë 1 dhe në Vlorë 38.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.