Rama: Studentët i treguan opozitës vijën e kuqe, i larguan nga protesta

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ – Në aktivitetin “Bashkia që duam” i cili u zhvillua në qytetin e Vlorës, Kryeministri Rama bëri me dije se studentët të cilët protestuan për një sërë çështjesh që kishin të bënin me arsimin e lartë, i vendosën opozitës politike vijën e kuqe, duke mos i pranuar në protestën e tyre.

“Mos harroni se çfarë mësimi i madh ishte protesta e studentëve, ishte një mësim për shumë arsye. Por unë këtu po ju kujtoj vetëm njërën, studentët u ngritën për të drejta legjitime, por si kur më parë studentët vunë një vijë të kuqe, duke bërë të qartë se opozita politike nuk kishte vend në protestën e tyre, opozitës politike nuk donin t’i shikonin as bojën”, – theksoi Rama përpara banorëve të Vlorës.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.