TIRANË, 16 shkurt ATSH/ – Ka nisur në bulevardin përpara Kryeministrisë protesta e opozitës.
Prej më shumë se një muaji, opozita ka thirrur qytetarët në protestë në kryeqytet për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.
Në protestën e sotme, nuk do të ketë fjalime dhe as flamuj politikë vetëm parulla e slogane të qytetarëve.
Ndërkaq, qytetarëve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i janë bashkuar kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
/gj.mima/ /a.g/
