OSHEE: Ndërprerje e pjesshme e energjisë në disa zona në Tiranë

TIRANË, 15 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët se do të ketë ndërprerje të pjesshme në disa zona në Tiranë, shkak të punimeve në kabinën “Muhamet Gjollesha”.

OSHEE, shpjegon arsyet e ndërprerje së energjisë duke u shprehur se “për shkak të punimeve në kabinën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, sot në datën 15 shkurt, do të stakohet energjia elektrike deri në orën 14:00”.

Po ashtu, OSHEE sqaron dhe oraret e ndërprerjes së energjisë.

“Pa energji do të mbeten rruga “Ymer Kurti” pjesërisht, rruga “Zef Jubani” pjesërisht, rruga “Sulejman Delvina” pjesërisht. Po sot datë 15 shkurt, nga ora 10:00-15:00 do të kryhen punime në fiderin 101 6KV të nënstacionit Mëzez. Pa energji do të mbeten zona e Kasharit pjesërisht, Yrshek”, shprehet OSHEE. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.