“Mësues për Shqipërinë”, mundësi edhe për studentët e diplomuar vitin e kaluar

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/316665195867933/?t=46

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ – Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini duke iu drejtuar mësuesve dhe drejtorëve të shkollave ka bërë të ditur se do të nisë një mënyrë të re komunikimi për të adresuar çështje të arsimit.

“Të dashur mësues, të dashur drejtues shkollash. Në pamundësi për të takuar secilin prej jush për të diskutuar jo vetëm për punën tuaj por edhe për sfidat që mund të keni gjatë punës së përditshme kam vendosur të shtoj edhe një mënyrë të re të komunikimit direkt me ju. Do të bëjmë video të shkurtra ku unë adresoj çështje që ju ngrini përmes e-mail-ve tuaj, porosive që na i çoni në Facebook. Këto çështje nuk janë çështje që ju prekin direkt vetëm ju por janë çështje që prekin grupe të mëdha mësuesish”, – tha Shahini.

Ministrja i dha përgjigje pyetjes se kur do të hapet portali “Mësues për Shqipërinë” për këtë vit.

“Kur do hapet portali “Mësues për Shqipërinë” për 2019? Ajo që duhet të them së pari, duhet të kryejmë provimin për licencat e studentëve që kanë mbaruar vjet, në mënyrë që të hapim portalin dhe t’ju japim mundësi edhe atyre të garojnë tek portali i vitit 2019. Pak durim dhe për disa muaj do të hapim portalin për sivjet. Mirëpres bashkëpunimin që do të kemi sivjet”, – përfundoi ajo.

z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.