ISHSH, 2398 inspektime në Vlorë gjatë 2018

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ – Gjatë vitit 2018-ës, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Vlorë ka kryer 2398 inspektime në subjekte të ndryshme për të garantuar respektimin e  kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.

Në analizë mori pjesë dhe kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho e cila në fjalën e saj theksoi se “ISHSH dega rajonale Vlorë është një nga degët e ISHSH që përballon një ngarkesë të madhe pune gjatë gjithë vitit dhe kjo ngarkesë shtohet gjatë sezonit turistik veror. Viti që kaloi me gjithë punën e bërë evidentoi disa të mangësi të cilat duhen shmangur në vitin 2019. Një numër i madh subjektesh që operojnë në qarkun e Vlorës kryejnë aktivitet sezonal dhe kjo kërkon impenjim nga ana e inspektorëve të ISHSH për identifikimin dhe pajisjen e tyre me dokumentacionin e nevojshëm higjieno-sanitar”.

Në përfundim të fjalës së saj, Braho shprehu vendosmërinë e ISHSH për garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.