Berlini i përgjigjet negativisht kërkesës së Pence për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore iraniane

BERLIN, 15 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjermania iu përgjigj negativisht kërkesës së artikuluar një ditë më parë nga zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence në mënyrë që europianët të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore iraniane me arsyetimin se Teherani po destabilizon Lindjen e Mesme.

”Së bashku me britanikët, francezët dhe gjithë BE-në ne gjetëm një mënyrë që Irani të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore. Synimi ynë është që ky shtet të mbetet pa armë bërthamore, më konkretisht pasi Irani destabilizon rajonin’’, theksoi shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas.

Gjatë konferencës për sigurinë në Mynih që mbledh çdo vit elitën diplomatike ushtarake botërore, Maas theksoi se pa këtë marrëveshje, rajoni nuk do të jetë më i sigurtë dhe në realitet do të hidhte një tjetër hap drejt një konfrontimi të hapur./ / v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.