Rama: Punësimet në sistemin penitenciar në bazë të meritokracisë

TIRANË, 14 shkurt/ATSH-E.Caushi/ – Për të realizuar rekrutimet në sistemin penitenciar qeveria shqiptare ka realizuar konkurse në Akademinë e Sigurisë, një risi kjo e punësimit në këtë sistem.

I ftuar në një studio televizive, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te akuzat e medieve të ndryshme për rekrutimet në sistemin penitenciar, të cilat i vlerësoi si të pavërteta dhe disinformuese.

Kjo është për t’ju thënë njerëzve, a mund të nisemi nga përgjimet për të ngritur akuza për të sakatuar njerëz dhe kjo është ajo që ishte revolta ime edhe për atë që doli te “Zëri i Amerikës” dhe e dyta, si mundet që “Zëri i Amerikës” të bëhet zëdhënës i një mënyre të bërit gazetari dhe një mënyre të qasjes së një dosje që u zbulua. Dhe ishte hera e dytë pasi një herë më parë goditi bazuar mbi raporte nga gazetarë të tjerë, pranua është vertetë “Zëri i Amerikës”. Herën e parë bëri një goditje skandaloze për punësimet në sistemin penitenciar, ndërkohë që për herë të parë në sistemin penitenciar janë bërë konkurse në Akademinë e Sigurisë dhe Ministria e Drejtësisë u vendosi në dispozicion qindra faqe të dokumentuara dhe nisi punën duke u thënë që të gjendej vetëm një rast ku është shkelur procedura dhe denjuan që as ta japin si përgënjeshtim të palës së akuzuar”, – theksoi Rama./r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.