Ora e parë e mësimit nesër i kushtohet shpalljes së pavarësisë së Kosovës

PRISHTINË, 14 shkurt/ ATSH/ – Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme. /kosovapress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.