Në 21 Janar nuk kishte tentativë për të hyrë në Kryeministri

TIRANË, 14 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/-Kryeministri Edi Rama, gjatë intervistë së tij në “Real Story” u shpreh se më 21 jJanar nuk ka pasur tentativë për të hyrë në Kryeministri.
Duke folur për protestën e opozitës, Rama tha se, kjo opozitë nuk kthehet dot në alternativë dhe më pas shumicën e këtij vendi dhe ky është problemi i tyre.

“Ne kemi eksperiencë me protesta, madje dhe mjaft masive. Më 21 Janar s’ka pasur tentativë për të hyrë në Kryeministri. Qeveria më 21 Janar ka qenë e rrethuar me kangjella, dhe protestuesit kanë ndenjur jashtë kangjellës. U vranë njerëz kur ishin duke u larguar, pikërisht nga këta njerëz që sot thonë se përfaqësojnë popullin. Por këto janë pakicë, e nuk bëhen dot alternativë e jo më shumicë, ky është problemi tyre”, tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.