Mbyllja e llotove/ Vetëm në janar iu kursyen 50 milionë dollarë familjeve shqiptare

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Nga mbyllja e llotove, vetëm gjatë muajt janar janë kursyer 50 milionë dollarë dhe kanë shkuar për konsum për familjet shqiptare”, – theksoi Kryeministri Rama.

Duke folur për mbylljen e basteve, Rama tha se po funksionojnë në mënyrë spektakolare.

“Patjetër që ka tek-tuk online, por tek-tuk ka edhe në Arabinë Saudite që është një vend me një kontroll shumë të fortë, sidomos kundër alkoolit, por ama nuk ka kënaqësi më të madhe për mua kur shkoj në qytete dhe shoh që dyqanet e pikave të basteve janë kthyer në pika konsumi për familje”, – tha ai./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.