Agjencia Telegrafike Shqiptare

Maqedonia e Veriut në NATO/ Meta përshëndet ratifikimin e protokollit në Kuvend

TIRANË, 14 shkurt ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e sotëm unanim nga Kuvendi të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferri e nderoi këtë votë solemne”, thekson Presidenti Meta.

“Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euroatlantike vendit, meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO”, ka theksuar Meta.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version