Ekselentët në administratë, risi historike për Shqipërinë

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi më i fundit për përfshirjen e studentëve ekselentë në administratën shtetërore, përmes meritës së mesatares së tyre të shkollimit. I ftuar në një studio televizive ai e cilësoi këtë praktikë si risi historike për Shqipërinë.

“Të gjitha vendet e lira të punës në administratë do të shkojnë për ekselentët. Është një revolucion historik që nuk e bëmë më parë, nuk pata kurajon ta bëja më parë, por protesta e studentëve na e dha mundësinë ta bëjmë”, – tha ai.
“Praktika jep mundësinë për herë të parë në historinë e Shqipërisë që të fusë më të mirët në administratë. Ata që kanë mbaruar me 9 e me 10 e zgjedhin vetë punën, nuk ka komisione, vlerësime, kushërinj apo të njohur, por vetëm përzgjedhje me kompjuter”, – theksoi Kryeministri.

“Kjo është shumë më e rëndësishme se çfarë do bëjmë Artisti dhe Doktorresha”, – tha Kryeministri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.