SHKUP – Përshkallëzohet në 13 të vdekur bilanci i aksidentit rrugor

SHKUP, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Trembëdhjetë persona vdiqën dhe disa të tjerë rezultojnë të plagosur në një aksident rrugor në Maqedoninë e Veriut, njoftoi ministri i Shëndetësisë.

‘Raportohen trembëdhjetë të vdekur. Ndiej keqardhje të thellë’’, deklaroi për median, Venko Filipce, i cili për momentin nuk ishte në gjendje të paraqiste të saktë numrin e të plagosurve.

Autobusi me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur për shkaqe që nuk dihen ende.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, në autobus ndodheshin 30 pasagjerë.

Disa prej të plagosurve në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.