SHBA – Trump pret në takim homologun kolumbian Duque, në fokus sprova e forcës për ndihmën humanitare

UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë homologun kolumbinan, Ivan Duque për të diskutuar rreth krizës së rëndë politike në Venezuelë, që mund të degjenerojë në përshkallëzim të dhunës.

Në axhendë parashikohet një takim kokë më kokë në Zyrën Ovale, më pas një dreke pune ku në fokus do të jetë çështja më delikate, sprova e forcës për ndihmën urgjente humanitare (ushqime dhe medikamente) dërguar nga SHBA-ja, e cila po grumbullohet në depo në Kolumbi, shtet kufitar me Venezuelën.

Presidenti Nicolas Maduro i cili mohon varfërinë në vend, shprehet se ndihma që ai refuzon nuk gjë tjetër veçse një ”show politik” përpara një ndërhyrje ushtarake të Uashingtonit. Opozitari Juan Guaido, i njohur si president i përkohshëm nga rreth pesëdhjetë shtete përfshirë SHBA-në po përdor të gjitha format që ndihmat të mbërrijnë në Venezuelë./ /v/b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.