TIRANË, 13 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Lirohet nga detyra Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së mërkurës ka liruar nga detyra Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Në mbështetje të Kushtetutës për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi sot të lirojë nga detyra Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /j.p/