IRAN – Media: Të paktën 20 të vdekur pas një sulmi kundër Gardës Revolucionare

TEHERAN, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Të paktën 20 persona vdiqën sot në një sulm tragjik që kishte si shënjestër një autobus të Gardës Revolucionare, ushtria e forcave speciale të regjimit të Iranit, në jug të vendit, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve ‘’IRNA’’.

Sulmi kishte si objektiv një autobus që transportonte anëtarë të Gardës Revolucionare në kryqëzimin mes lokalitetit Khash dhe Zahedan në provincën Sistan-Balouchistan, saktësoi IRNA, duke cituar një burim të paidentifikuar./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.