Aplikimet për SPAK, Fatmir Hoxha i shtohet listës së kandidatëve

TIRANË, 13 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Ish-prokurori Fatmir Hoxha ka dorëzuar të mërkurën dosjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale (SPAK)

Hoxha aktualisht është jashtë sistemit gjyqësor, por ka ushtruar detyrën si prokuror për 12 vite. Bashkë me Hoxhën shkon në 16 numri i kandidatëve për SPAK.

Ai është drejtor në Administrimin e Pronës Shtetërore në Ministrinë e Financave. Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu më 6 shkurt me disa ditë afatin e pranimit të aplikimeve për SPAK deri më 21 shkurt.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.

Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK

Vate Staka
Dorina Bejko
Besim Hajdarmataj
Arben Kraja
Vladimir Mara
Dritan Prençi
Klodian Braho
Besnik Muçi
Anton Martini
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Eugen Beci
Doloreza Musabelliu
Shkëlzen Cena
Gëzim Cenaj

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.