Platforma e bashkëqeverisjes, mundësia e zgjidhjes së problemeve për qytetarët

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ – Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish apelin e tij për qytetarët për të përdorur platformën e bashkëqeverisjes “shyqiperiaqeduam.al”, për të gjetur zgjidhje për problemet dhe hallet e tyre.

Nda qyteti i Lezhës ku zhvilloi edhe një takim me banorët e këtij qarku, Kryeministri Rama u shpreh se momentalish jemi larg administratës që duhet të jetë, duke inkurajuar qytetarët që të aplikojnë te “shqiperiaqeduam.al” dhe brenda 10 ditëve do të marrin zgjidhje për problemin e tyre.

“Shqipëria nuk është asgjë tjetër veçse shtëpia jonë e përbashkët, e cila rregullohet njëlloj si shtëpia e gjithsecilit prej jush. Në këtë qeverisje shumë gjëra kanë ndodhur fal nesh dhe kjo është mundësi që ne i kemi dhënë çdo qytetari që të lidhet me ne në mënyrë të drejtpërdrejtë, me platformën e bashkëqeverisjes. Ne jemi larg së pasuri një administratë që të veprojë ashtu siç duhet, por sot keni mundësi që nuk i keni patur mëpërpara. Përmes platformës “shqiperiaqeduam.al” problemi zgjidhet brenda 10 ditëve dhe të kthehet përgjigje nëse të takon ose jo” – u shpreh Kryeministri Rama.

Përmes platformës së bashkëqeverisjes qytetarët kanë marr përgjigje dhe zgjidhje për problemet e tyre brenda 10 ditëve, duke shmangur burokracitë institucionale.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.