Kosovë, mot me reshje shiu dhe bore

PRISHTINË, 12 shkurt/ATSH/ – Vorbulla ciklonike nga Atlantiku verior, që do të depërtojë mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme do të sjellë mot më të ftohtë, erë dhe reshje dëbore.

Masat e ftohta ajrore do të mbesin mbi rajon edhe në ditët në vijim të javës, ndërsa kohë pas kohe priten mundësi për reshje lokale bore.

Në ditët në vijim, parashikohet të mbajë mot më dinamik, me qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sot do të jetë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë ndërsa parashikohen edhe reshje lokale bore.

Të enjten në mëngjes ngrica dhe kthjellime. Ditën vranësirat do të shtohen.

Të premten ftohtë, kryesisht vranët. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet do të zbresin nga +2 C në -5 C, e maksimalet nga +11 C deri në 0 Celsius.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, të hënën nga jugu 5-11 m/s, e më pas nga krahu verior 7-14 m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale. /PrishtinaWeather/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.